SHOWBIZ / E Mërkurë 24 Qershor 2026, 17:05

Motra e saj martohet në fshehtësi, Dafina Zeqiri shkakton trazira me veprimin e saj

Një ngjarje e rëndësishme familjare ka kaluar thuajse larg vëmendjes së publikut për familjen Zeqiri. Besa Tafari, motra e këngëtares së njohur Dafina Zeqiri, ka kurorëzuar dashurinë e saj me Carl Johane në një ceremoni private, detajet e së cilës u zbuluan vetëm përmes postimeve në rrjetet sociale.

Pamjet e publikuara nga vetë Besa tregojnë momente nga ceremonia dhe festa e martesës, e cila u zhvillua në një atmosferë elegante dhe intime. Çifti u shfaq duke festuar me të afërmit, ndërsa ceremonia u mbajt larg vëmendjes së mediave.

Megjithatë, ajo që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve ka qenë mungesa e Dafina Zeqirit në fotografitë dhe videot e publikuara nga dita e martesës. Kjo ka nxitur reagime dhe komente të shumta në rrjetet sociale, me shumë ndjekës që kanë pyetur nëse këngëtarja ishte e pranishme në ceremoninë e motrës së saj.

Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim publik nga Dafina lidhur me martesën apo mungesën e saj në pamjet e shpërndara në rrjet.

Besa dhe Carl Johane e bënë publike fejesën e tyre në maj të vitit 2024. Pas afro dy vitesh lidhje të zyrtarizuar, ata kanë vendosur t’i japin fund beqarisë dhe të nisin një kapitull të ri së bashku.

Ndërkohë, bashkëshorti i Besës vazhdon të mbajë një profil të ulët publik, duke qëndruar larg vëmendjes së medias dhe rrjeteve sociale, një zgjedhje që e ka ruajtur edhe pas martesës së tyre, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE