SHOWBIZ / E Hënë 5 Janar 2026, 20:08

Krizë në çift? E trishte ajo që po ndodh me martesën e Florian Agalliut dhe Renisa Shabanit

Rrjetet sociale kanë nxitur së fundmi aludime për kriza në marrëdhëniet e shumë çifteve të njohura, veçanërisht atyre VIP.

Së fundmi, në lupë është vënë marrëdhënia e moderatorit Florian Agalliu me partneren e tij, Renisa Shabani. Dyshimet kanë lindur pasi çifti nuk ndiqet më në rrjetet sociale, ndërsa mungesa e ndërveprimit mes tyre ka rënë dukshëm në sy.

Për më tepër, Flori dhe Renisa e kanë uruar Vitin e Ri me postime të ndara, ku në fokus ishte vajza e tyre, duke munguar kështu kartolina tradicionale familjare e fundvitit, siç kanë bërë më herët.

Kujtojmë se pas denoncimit publik ndaj RTSH-së, Florian Agllaiu iu bashkua emisionit të mëngjesit në Vizion Plus, ku shfaqet në krah të moderatores Brikena Prifti, duke u dukur mjaft komod në rolin e tij të ri.

Megjithatë, pavarësisht sinjaleve në rrjetet sociale, një krizë në marrëdhënien e çiftit mbetet ende vetëm në kuadrin e hipotezave, pa asnjë reagim apo konfirmim zyrtar nga vetë protagonistët, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE