SHOWBIZ / E Premte 5 Dhjetor 2025, 10:10

I zuri vendin në Wake Up, Neada Muçaj kapet mat duke sulmuar Heidi Bacin

Ish-moderatorja e emisionit “Wake Up”, Neada Muçaj, ka shprehur hapur pakënaqësinë e saj lidhur me ndryshimet e fundit në programin e mëngjesit, duke shigjetuar drejtpërdrejt zëvendësuesen e saj, Heidi Bacin.

Largimi i saj dhe i Enxhi Nasufit nga Top Channel erdhi pas raportimeve për një konflikt të ashpër fizik mes dy vajzave në ambientet e televizionit, vend të cilin e zuri menjëherë ish-banorja e Big Brother.

Së fundmi, në faqen zyrtare të emisionit, një ndjekës ka lëshuar kritika të forta ndaj Blendi Salajt për këtë bashkëpunim.

“Një gazetar kaq i aftë e uli veten në komerc me Heidin që mezi lidh dy fjalë… nuk na vjen e keqja nga të paaftët, por nga të aftët që promovojnë injorancën,” shkruhej në koment. Ajo që ra në sy dhe mori vëmendjen ishte fakti se vetë Neada e ka aprovuar këtë kritikë, duke i bërë “like” komentit në fjalë.

Ky gjest konfirmon qartë se marrëdhënia mes ish-stafit dhe drejtuesve të rinj të formatit mbetet e tensionuar, ndërsa Neada nuk e ka kapërdirë lehtë zëvendësimin me Heidin, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE