
Florian Agalliu, një nga finalistët e edicionit të parë të “Ferma Vip”, mbrëmjen e sotme ishte i ftuar në show-n e Albano Bogdos, “2984” në Vizion Plus. Dijonisi dhe Flori u përballën “kokë më kokë” në një televotim, ku publiku përcaktoi si fitues Dijonisin.
Flori tha në “2984” se nuk ka asnjë pishman pasi ishte publiku ai që vendoste. Ndër të tjera tha se e ka shijuar shumë gjithë eksperiencën e tij brenda Fermës Vip.
Albano Bogdo: Flori ishte shumë afër fitores. Ma përshkruan dot ndjesinë?
Florian Agalliu: Doja shumë të isha në dyshe, që mos dilja nga ai mundim dhe gjithë ai spektakël pa asnjë sadisfaksion personal sepse ishin 82 ditë që duheshin shpërblyer në një farë kuptimi. Por kur vjen puna te formula dhe te publiku nuk ka çfarë të të ngelet pishman. Ajo është në dorën e publikut. Por ishte ndjesi shumë e mirë, domethenë të paktën sfidën me Renisin e kam shijuar shumë. Ishte një nga sfidat fizike që unë i pëlqeja shumë.
Gjashtë fermerët, të cilët prekën finalen e madhe ishin: Baby G, Ditea Berisha, Dijonis Biba, Renis Gjoka, Florian Agalliu dhe Çiljeta Xhilaga. /vizionplus.tv
