
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me situatën kritike të krijuar pas zjarreve natën e mbrëmshme në Himarë dhe Fier.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama deklaron se Himara dhe Fieri kanë kaluar një natë shumë të vështirë, ndërsa thekson se aktualisht situata është nën kontroll dhe nuk paraqet rrezik për banorët apo zonat e banuara.
“Himara dhe Fieri kaluan një natë shumë të vështirë mbrëmë. Aktualisht situata është nën kontroll dhe nuk ka rrezik për banorët apo zonat e banuara”, shkruan kryeministri.
Rama bëri me dije gjithashtu se bashkitë do të vijojnë identifikimin dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara, ndërsa do të evidentohen edhe rastet që kanë nevojë për ndihmë urgjente. Kreu i qeverisë tha se autoritetet do të dëmshpërblejnë qytetarët që u janë shkaktuar dëme nga zjarret në Himarë dhe Fier.
“Strukturat përgjegjëse vijojnë punën në terren për monitorimin e situatës dhe evidentimin e dëmeve. Bashkitë do të vijojnë identifikimin dhe vlerësimin e dëmeve, si dhe evidentimin e rasteve që kanë nevojë për ndihmë urgjente”, shkuan Rama.
