
Së fundmi, Bojken Lako ka folur për herë të parë hapur për partneren e tij dhe zbuloi disa detaje nga lidhja që prej katër vitesh e ndan me të. Partnerja e tij quhet Izzy dhe ajo është gjithashtu e angazhuar profesionalisht në botën e muzikës.
Gjatë intervistës, artisti tregoi se ajo ka punuar në menaxhimin dhe organizimin e eventeve të artistëve të njohur ndërkombëtarë, ndërsa ka pasur eksperienca edhe në Shqipëri, në media dhe në projekte të ndryshme muzikore.
“E fsheha djalin në çantë për…”/ Sandra Bullock zbulon sekretin e pazakontë: Askush nuk e dinte…
Madje, lidhja e tyre nuk është vetëm personale. Bojkeni zbuloi se kanë punuar së bashku edhe në Festivalin e 62-të të Këngës, ku kanë qenë pjesë e organizimit dhe konceptit të eventit.
“Normalisht është e fushës së muzikës. Ka qenë pjesë e ekipit menaxhues të eventeve të ndryshme, artistëve të mëdhenj në botë, edhe aty ku ka jetuar dhe këtu në Shqipëri, kur ka punuar në media dhe organizimeve të ndryshme. Kemi punuar dhe në Festivalin e 62-të të Këngës bashkë, në pjesën e organizimit dhe gjithë konceptit të atij festivali”, tha Lako.
Por një detaj i vogël i bërë publik gjatë intervistës ka marrë vëmendjen. Në qafën e artistit vihej re një varëse me shkronjën “I”, iniciali i emrit të partneres së tij, një gjest që duket se flet më shumë se fjalët për rëndësinë që Izzy ka në jetën e tij. Bojken Lako konfirmoi gjithashtu se historia e tyre e dashurisë ka katër vite, edhe pse njohja mes tyre daton shumë më herët.
Ky është miliarderi më i fuqishëm dhe më i rrezikshëm në botë…/Dalin në dritë detaje TRONDITËSE për të!
“Kemi katër vite, pavarësisht se njihemi që më përpara, shumë vite”, u shpreh ai.
