
Pas më shumë se 80 ditësh, “Ferma VIP”, ka kurorëzuar fituesin e këtij edicioni. Ashtu edhe si pritej, Mimoza Ahmeti, ka mundur të fitojë çmimin e madh, pasi fitoi edhe zemrat e publikut.
Pas finales së madhe, ashtu si tradita e do, një festë mbahet. Të pranishëm kanë qenë ish-konkurrentë, stafi dhe drejtuesit e këtij projekti. Atmosfera u karakterizua me muzikë dhe takime mes personazheve që ishin pjesë e këtij rrugëtimi televiziv.
Megjithatë, vëmendjen e të gjithëve e tërhoqi mungesa e dy emrave të rëndësishëm të këtij projekti. Moderatorja Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj, nuk u panë në festën e organizuar pas finales.
Mungesa e tyre nuk kaloi pa u vënë re nga të ftuarit dhe fansat e emisionit, duke nxitur diskutime dhe spekulime të ndryshme në rrjetet sociale.
Deri më tani, as Osmani dhe as Grishaj, nuk kanë bërë ndonjë reagim publik lidhur me arsyet e mospranisë së tyre në këtë organizim.
Sipas raportimeve dhe dëshmive nga të pranishmit, mungesa e tyre është vënë re menjëherë gjatë festës, duke krijuar habi mes pjesëmarrësve.
“Ishte e habitshme. Të gjithë i prisnin, por asnjëri nuk erdhi”, është shprehur për “Prive By Liberta Spahiu” një nga të ftuarit në festë.
Kjo mungesë ka nxitur diskutime në rrjet, ku janë shtuar pikëpyetjet nëse bëhet fjalë për angazhime personale apo për një vendim të qëllimshëm për të mos marrë pjesë në event.
Ndërkohë, sipas të njëjtave burime, priten zhvillime të tjera në lidhje me vazhdimësinë e formatit, përfshirë edhe ndryshime të mundshme në programin “Post Ferma”, ku sërish çifti ishte prezent.
Një tjetër detaj që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve është edhe një postim i Arbanës në ‘Instagram’, ku ajo publikoi momente nga eksperienca e saj në “Ferma VIP” dhe i shoqëroi me fjalët: “Kujtim i bukur”.
Mesa duket mes Arbanës dhe Edit dhe organizatorëve, ka pasur disa momente tensioni, çfarë kanë sjellë edhe reagimin e tyre.
Megjithatë, as Edi dhe as Arbana nuk kanë preferuar që të komentojë më rreth këtyre zhvillimeve. Ajo që me siguri tashmë dihet është fakti se sezonin e ardhshëm, Arbana nuk do të jetë më në krye të reality show, duke e përmbyllur kështu një tjetër eksperiencë televizive./Panorama Plus, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
