Hulumtimet më të reja mbështesin se një grua që krijon familje në moshën e duhur paraqet më pak probleme shëndetësore në të ardhmen dhe gëzon një jetëgjatësi më të gjatë.
Gratë që kanë fëmijën e tyre të parë në moshën 25 vjeçare duket se gëzojnë një jetëgjatësi më të gjatë sipas një studimi të ri.
Në veçanti, studiuesit nga Universiteti i Seulit në Korenë e Jugut, pasi kanë studiuar 4000 gra, argumentojnë se mosha më ideale për të pasur fëmijë është midis 24 dhe 25 vjeç.
Në të njëjtën kohë, ata zbuluan se ato që lindën para ose pas kësaj moshe përballeshin me një rrezik 5% më të madh të vdekjes nga çfarëdo shkaku gjatë një periudhe tetëmbëdhjetëvjeçare të ndjekjes së studimit. Rreziku në fakt rritet kur dikush largohet nga kjo moshë.
Në mbarë botën, dhe veçanërisht në vendet moderne të zhvilluara, mosha e lindjes së fëmijëve është vazhdimisht në rritje./abcnews.al/