LAJME / E Shtunë 22 Nëntor 2025, 06:06

“Zonja Kos mos u bëj Bozë”/ Flamur Noka “sulmon” komisioneren e BE: Ke dalë nga binarët…

Flamur Noka, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike ka sulmuar komisioneren për zgjerimin e BE-së, Marta Kos.

Noka më tej i bën thirrje komisioneres që ti kërkojë llogari qeverisë për fondet e IPARD, si edhe e mbyll duke thënë: “e duam Shqipërinë si gjithë Europa, dhe jo Europën si gjithë Shqipëria.”

Zonja Kos mos u bëj Bozë! Jemi mësuar të shohim burokratë shëtitës të sponsorizuar nga Soros, që shkrihen së qeshuri me batutat e Kinostudios që përdor Rama. Kemi parë Romanën, që sa qe në Shqipëri nuk e ndjeu kurrë erën e barit që mbollën Rama dhe Tahiri.

Tani na ra për hise të shikojmë zonjën që “fut në formacion” të vetmin narkoshtetar të kontinentit, kryefirmëtar i aferave më të mëdha korruptive në Europë, i sponsorizuar nga kartelet dhe krimi i organizuar. Komisionerja për Zgjerimin nuk e paska lexuar raportin e OSBE-ODIHR për zgjedhjet e përgjithshme në Shqipërinë e kontrolluar nga Edi Rama. Çfarë e detyron zonjën komisionere ta ambalazhojë një narkoshtetar me ngjyrat e BE-së?!

Zonja Kos, e pyetët kryeministrin ç’u bë me fondet europiane IPARD? Po pse, hajduti i IPARD-it do i kullandrisë paratë e taksapaguesëve europianë?! Ai që i bëri “rrush e kumbulla” për ministrat e tij?! Marta Kos, ne e duam Shqipërinë si gjithë Europa, dhe jo Europën si gjithë Shqipëria. Keni dalë nga binarët e BE-së. Mos u bëni Bozë!”, shkruan Noka, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE