LAJME / E Mërkurë 12 Gusht 2026, 18:06

Sokol Hoxha nuk e shtyn dot te “313”, e sollën amerikanët, i 3 shqiptarëve kërkon LIRINË: Jetova 25 vite në arrati

Vetëm gjashtë ditë pasi amerikanët e dorëzuan në Shqipëri, vrasësi Sokol Hoxha raportohet se kërkon me këmbëngulje lirinë e tij, me argumentimin se ai ka jetuar në arriti më shumë se 25 vite.

Pa bërë javën prapa hekurave, mësohet se Hoxha i është drejtuar Gjykatës së Fierit me kërkesën për të fituar lirinë, ndërsa raportohet se kërkesa e tij do të shqyrtohet në seancën gjyqësore që do të zhvillohet me 16 shtator, sipas gazetares Anila Hoxha.

Aktualisht bëhet me dije se krimineli që akuzohet për vrasjen e 3 personave, ndodhet në paraburgim te “313”në rrugën “Jordan Misja”. ndërsa bëhet me dije se Prokuroria e Përgjithshme u ka sugjeruar autoriteteve belge që vrasësi Sokol Hoxha ta shlyejë dënimin për vrasjen e partneres së tij Brunilda Dervishi, në Shqipëri.

Siç kemi raportuar dhe më parë ekstradimi i Hoxhës u realizua në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “Globi”, si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë mes Shërbimit të Sigurisë Diplomatike të Ambasadës Amerikane në Tiranë, Departamentit të Policisë Kriminale, Interpol Tiranës, Interpol Uashingtonit, Interpol Mançesterit, Interpol Brukselit, si edhe agjencive ligj-zbatuese amerikane.

Sipas Policisë së Shtetit, Sokol Hoxha, 51 vjeç, lindur në Fier, është dënuar në Shqipëri me 25 vite burg për vrasjen e dy vëllezërve Banaj, ngjarje e ndodhur më 30 mars 1997 në Patos.

Ndërkohë, në vitin 2010, Gjykata e Brukselit e dënoi me burgim të përjetshëm për një tjetër krim të rëndë. Ai u shpall fajtor për vrasjen me armë zjarri të një shtetaseje shqiptare në Bruksel, në gusht të vitit 1997, e cila, sipas autoriteteve, ishte shfrytëzuar më parë prej tij për prostitucion, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE