
Policia e Korçës ka dhënë informacion paraprak në lidhje me ngjarjen tragjike në Maliq, ku ka ndërruar jetë nëna e dy fëmijëve, ndërsa të miturit ndodhen në spital.
Policia njofton se viktima ka ndërruar jetë në banesë si pasojë e asfiksisë. Zjarrfikëset kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Rreth orës 13:30, në bllokun nr. 3, Maliq, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit V. A.
Si pasojë janë dëmtuar dhe janë dërguar menjëherë për ndihmë shëndetësore në spital shtetasja M. A. dhe dy fëmijët e saj të mitur, 14 dhe 6 vjeç.
Dyshohet se si pasojë e asfiksisë shtetasja M. A., ka ndërruar jetë në banesë.
Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse bënë të mundur shuarjen e zjarrit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit dhe dokumentimin ligjor të rastit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
