LAJME / E Diel 16 Gusht 2026, 21:09

Doreheqjet e bujshme ne News 24, reagon me urgjence Ola Bruko: Ky televizion është…

Pas lajmit se moderatorja dhe gazetarja e News24, Ola Bruko, është larguar nga televizioni News24, vetë Bruko ka reaguar duke i cilësuar këto raportime si “sajesa të stisura”, duke konfirmuar se vijon të jetë pjesë e News24.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Ola Bruko ironizon lajmin e publikuar, duke theksuar se mjaftoi mungesa e saj vetëm një ditë, të dielën, që të “sajohej” edhe largimi i saj nga televizioni.

“Një ditë mungova në ekran (sot e diel) dhe u bë nami, u sajua deri largimi im nga News24!! Janë thjesht sajesa të stisura. Shihemi nesër si çdo ditë në orën 13:30 në programin e drekës. Do shihemi dhe gjithë sezonin gjithashtu!”, shkruan Bruko.

Reagimi i saj vjen pas një shkrimi ku pretendohej se ajo kishte dhënë dorëheqjen nga News24 dhe se kishte nisur të interesohej për televizione të tjera private.

Ola Bruko e mohon kategorikisht këtë pretendim dhe konfirmon se do të vijojë të jetë në ekranin e News24, si në programin e drekës, ashtu edhe gjatë sezonit të ri televiziv.
Reagim i moderatores, Ola Bruko:
Nje dite mungova ne ekran (sot e diel) dhe u be nami, u sajua deri largimi im nga News24!!
Jane thjesht sajesa te stisura.
Shihemi neser si cdo dite ne oren 13:30 ne programin e drekes. Do shihemi dhe gjithe sezonin gjithashtu! News24 eshte shtepia ime, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE