
Aurel Hoxhallari, i njohur edhe si Altin Hoxhallari, është arrestuar në Rumani. Ai ishte shpallur në kërkim që nga viti 2018 dhe ishte dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për organizimin e vrasjes së Devi Kasmit.
Sipas autoriteteve, Hoxhallari pritet të ekstradohet në Shqipëri, ku do të fillojë vuajtjen e dënimit.
Vrasja e 29 janarit 2018
Devi Kasmi u qëllua për vdekje me armë zjarri më 29 janar 2018, pranë banesës së tij në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë. Sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme, atentati ishte i organizuar dhe i planifikuar me muaj.
Rolin e ekzekutorit e luajti ish-komando grek Efthimios Eftimiu, i cili u dënua gjithashtu me burgim të përjetshëm. Elton Halipaj, i cili siguroi mjetet e nevojshme për kryerjen e vrasjes, përfshirë furgonin e bardhë me të cilin autorët u larguan nga vendi i ngjarjes, u dënua me 33 vite burgim.
Provat kryesore që çuan në zbardhjen e ngjarjes ishin gjurmët e ADN-së të shtetasit grek të gjetura në furgon, si dhe kontrata e shitjes së mjetit, e cila çoi te identifikimi i Elton Halipajt.
Roli i Aurel Hoxhallarit
Sipas aktakuzës dhe vendimit të GJKKO-së të majit 2023, Aurel Hoxhallari ishte organizatori dhe porositësi i vrasjes. Ai u shpall fajtor për:
• Vrasje me paramendim për interes, e kryer në bashkëpunim dhe në kuadër të grupit të strukturuar kriminal
• Mbajtje dhe prodhim armësh pa leje
• Trafik dhe prodhim të lëndëve narkotike
• Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal
Dënimi përfundimtar i bashkuar ishte burgimi i përjetshëm. Në korrik 2024, GJKKO vendosi edhe konfiskimin e disa pasurive në emër të tij dhe personave të lidhur me të.
Konteksti i çështjes
Devi Kasmi kishte të kaluar kriminale dhe dyshohej për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës. Në banesën e tij, menjëherë pas vrasjes, policia gjeti rreth 2.8 kilogramë kokainë dhe një armë zjarri. Autoritetet lidhën motivin e ekzekutimit me konflikte mes grupeve kriminale të përfshira në trafikun e drogave, edhe pse motivacioni i saktë i porosisë nuk është zbardhur plotësisht.
Arrestimi i Hoxhallarit në Rumani mbyll një kapitull të gjatë të arratisë së një prej figurave të dënuara me burgim të përjetshëm në dosjet e krimit të organizuar në Shqipëri, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
