LAJME / E Diel 5 Korrik 2026, 19:07

Zjarri në Fierit, Belinda Balluku reagon me urgjencë: Janë evakuuar 6 familje! Bëhuni gati se do tju

Ish-zëvendëskryeministrja dhe drejtuesja politike e PS-së në Qarkun e Fierit, Belinda Balluku, ka reaguar për situatën kritike të shkaktuar nga zjarri në fshatin Drizë të Fierit.

Balluku bën me dije se, me ndihmën e Policisë së Shtetit, janë evakuuar gjashtë familje, ndërsa situata po monitorohet edhe për familje të tjera, me qëllim garantimin e sigurisë së tyre.

Më tej, politikania socialiste shkruan se zjarrfikësit po punojnë intensivisht për izolimin dhe shuarjen e vatrës së zjarrit, pavarësisht vështirësive të krijuara nga erërat e forta.

Sipas Ballukut, në ndihmë të zjarrfikësve pritet të angazhohet edhe një helikopter i dytë i Forcave të Armatosura.

Gjatë orëve të paradites, në fshatin #Drizë të Fierit ka rënë zjarr, i cili, i favorizuar nga era e fortë, është përhapur drejt zonave të tjera përreth.

Në terren ndodhen shërbimet e Policisë së Shtetit, me njësitë e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, patrulla të Rendit Publik dhe Policisë Rrugore, të cilat kanë evakuuar 6 familje nga banesat e tyre dhe po monitorojnë situatën për të garantuar sigurinë e banorëve.

Strukturat e Emergjencave Civile, në bashkëpunim me shërbimin zjarrfikës dhe institucionet e tjera përgjegjëse, po punojnë intensivisht për izolimin dhe shuarjen e vatrës së zjarrit, pavarësisht vështirësive të krijuara nga erërat e forta.

Në operacion është angazhuar edhe një helikopter i Forcave të Armatosura, ndërsa pritet që një helikopter i dytë t’i bashkohet ndërhyrjes në çdo moment, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE