
U gjet në orët e para të mëngjesit të së martës trupi i pajetë i gruas së pestë, e cila rezultonte e zhdukur pas shpërthimit të fuqishëm dhe zjarrit që përfshiu një ditë më parë fabrikën e biskotave “Violanta” në Trikala të Greqisë. Viktima u lokalizua pranë trupave të tre grave të tjera që ishin gjetur më herët.
Me gjetjen e trupit të fundit, bilanci i tragjedisë është rënduar në pesë punonjëse të vdekura.
Tragjedia ndodhi në orët e para të mëngjesit të së hënës, pak para orës 04:00, kur një shpërthim i fortë u pasua nga zjarr masiv në një nga repartet e fabrikës së biskotave “Violanta”. Si pasojë e shpërthimit, një pjesë e madhe e godinës u shemb, duke lënë të bllokuara brenda pesë gra.
Në momentin e ngjarjes, në fabrikë ndodheshin 13 punonjëse. Tetë prej tyre arritën të largoheshin në kohë dhe të shpëtonin, ndërsa pesë të tjera u shpallën të zhdukura dhe nisën menjëherë kërkimet.
Gjatë ditës së hënë, forcat e Zjarrfikëses dhe të EMAK-ut, me ndihmën e mjeteve të rënda, gjetën trupat e pajetë të katër grave. Kërkimet vijuan gjatë natës dhe në orët e para të së martës u lokalizua edhe trupi i viktimës së pestë.
Shkaqet e shpërthimit mbeten ende të paqarta. Autoritetet greke po hetojnë të gjitha pistat. Në vendngjarje ka mbërritur Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Zjarrvënies (DAEE), e cila po merr dëshmi nga punonjëset që i mbijetuan ngjarjes.
Gjithashtu, nga Athina janë caktuar dy grupe ekspertësh, përfshirë një inxhinier elektrik, një inxhinier kimik dhe një piroteknik, për të analizuar shkaqet e shpërthimit dhe zjarrit.
Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa u dëgjua edhe në fshatrat përreth, duke shkaktuar panik dhe tronditje në të gjithë zonën. Familjarët e viktimave u mblodhën pranë fabrikës për të marrë informacion mbi fatin e të afërmeve të tyre.
Kompania “Violanta” shprehu publikisht dhimbjen e thellë për humbjen e punonjëseve dhe u zotua të mbështesë familjet e viktimave.
Sipas mediave greke, tre prej viktimave, Vasiliki, Elena dhe Stavrula, ndodheshin në repartin e prodhimit në momentin e shpërthimit. Vetëm pak orë përpara tragjedisë, ato kishin marrë pjesë së bashku në ceremoninë e prerjes së pites së Vitit të Ri të organizuar nga kompania, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
