LAJME / E Diel 5 Korrik 2026, 14:02

Zjarri i madh mbulon qytetin me tym, autoritetet japin alarmin

Një re e dendur tymi toksik ka mbuluar Selanikun pas zjarrit të madh që shpërtheu mbrëmjen e së shtunës në zonën e Oreokastros, në veri të Greqisë. Era e plastikës së djegur është përhapur në shumë lagje të qytetit, ndërsa autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në ambiente të mbyllura dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.

Pas një beteje që zgjati gjatë gjithë natës, zjarrfikësit kanë arritur të vënë nën kontroll flakët në zonën pyjore, por zjarri vijon të digjet në dy fabrika, një tekstilesh dhe një riciklimi. Në këtë të fundit raportohen rindezje të vazhdueshme dhe më shumë se dhjetë shpërthime, për shkak të materialeve të ndezshme që ndodhen brenda.

Në terren vijojnë të operojnë 160 zjarrfikës, të mbështetur nga mjete ajrore, ndërsa helikopterët dhe avionët furnizohen me ujë nga Gjiri i Thermaikut. Operacioni pritet të zgjasë edhe për disa orë.

Sipas autoriteteve greke, tymi i zi është i dukshëm nga kilometra larg dhe ka arritur deri në qendër të Selanikut, duke mbuluar edhe sheshin Aristotelous dhe zonën e Gjirit të Thermaikut.

Për shkak të ndotjes së ajrit, autoritetet kanë aktivizuar sistemin e emergjencës 112, duke urdhëruar evakuimin e disa zonave dhe duke u bërë thirrje banorëve të mbajnë dritaret të mbyllura dhe të shmangin daljet, veçanërisht fëmijët, të moshuarit dhe personat me probleme të frymëmarrjes, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE