LAJME / E Diel 10 Maj 2026, 14:02

ZHVILLIM I FUNDIT/ Hantavirusi afër Shqipërisë, alarmohet Italia

Alarmi për Hantavirusin tashmë ka mbërritur edhe matanë Adriatikut.

Ministria italiane e Shëndetësisë ka aktivizuar “mbikëqyrjen aktive” për katër pasagjerë që ndodheshin në bordin e një fluturimi të kompanisë KLM me destinacion Romën, në të cilin gjendej për disa minuta një grua e cila u shtrua në një spital në Johannesburg, ku ndërroi jetë si pasojë e Hantavirusit.

Kontaktet e katër pasagjerëve, theksohet në një njoftim, janë identifikuar dhe informacionet u janë transmetuar rajoneve përkatëse: Kalabrisë, Kampanias, Toskanës dhe Venetos, në mënyrë që të aktivizohej mbikëqyrja “sipas parimit të kujdesit maksimal”, raporton “Ansa”.

Ministria italiane e Shëndetësisë ka aktivizuar procedurat e parashikuara të vlerësimit të rrezikut, mbikëqyrjes dhe koordinimit shëndetësor, në përputhje me protokollet kombëtare dhe ndërkombëtare, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE