
Një përplasje verbale është shënuar pranë Kryesisë së Kuvendit mes aktivistes Arvina Lleshi dhe deputetes Zegjine Çaushi, teksa kjo e fundit ishte duke folur ne telefon.
Aktivistja i ka zënë pritë deputetes dhe i është drejtuar me një varg ironik, që asaj i këndohet edhe në protestë nga qytetarët.
“Përshëndetje Zegjine. E ke dëgjuar atë këngën: ‘Zegjine, Zegjine, 3 milionë jemi ne! Ti nuk di të numërosh, shko në shkollë që të mësosh!’”, i tha aktivistja deputetes.
Çaushi reagoi duke i kërkuar të ndalonte, ndërsa mes tyre nisi një debat.
“Po si nuk të vjen zor?!”, i tha deputetja, ndërsa Lleshi iu përgjigj: “Fare s’më vjen!”.
