LAJME / E Mërkurë 23 Shtator 2026, 19:07

LAJM I FUNDIT/ Aksident tragjik në vend, humb jetën shoferi (EMRI)

Një aksident është regjistruar këtë të mërkurë në aksin rrugor Bulqizë-Krastë. Fatkeqësisht nga ky aksident ka humbur jetën një person.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:45 ku një makina ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e plagëve shoferi ka ndërruar jetë. Viktima është identifikuar si Arber Barhami.

“Bulqizë/Informacion paraprak. Rreth orës 11:45, në aksin rrugor Bulqizë-Krastë, shtetasi A. B., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili ka dalë nga rruga.

Si pasojë, shtetasi A. B. ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të rrethanave dhe shkakut të aksidenti”, njofton policia.