
Një histori frymëzuese po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale dhe ka prekur zemrat e mijëra njerëzve. Pas aksidentit të rëndë me makinë, ku rrezikoheshin jetë njerëzish, është zbuluar identiteti i policit që ndërhyri me guxim dhe nuk u tërhoq për asnjë moment, duke shpëtuar disa persona nga një tragjedi e mundshme.
Ai është Klajdi Mustaj, oficer i diplomuar në Shkollën e Policisë për Krimet e Rënda, i njohur për profesionalizmin, përkushtimin dhe karakterin e tij të fortë. Në momentin e ngjarjes, Mustaj nuk mendoi për rrezikun personal, por vetëm për sigurinë e qytetarëve. Ai u hodh në vendngjarje, duke ndihmuar të plagosurit dhe duke evituar pasoja edhe më të rënda.
Përveç shërbimit të tij në uniformë, Klajdi Mustaj është gjithashtu i njohur në komunitet si një njeri i thjeshtë dhe i afërt me të gjithë. Ai është pronar i Bar Restorant “Perla”, një vend ku shkojnë shumë qytetarë jo vetëm për ushqimin e shijshëm, por edhe për mikpritjen e ngrohtë që ai dhe familja e tij ofrojnë.
Pas publikimit të historisë, rrjetet sociale janë mbushur me komente falënderimi dhe urime për këtë akt të guximshëm. Shumë qytetarë e kanë quajtur Mustajn “Hero i përditshëm” dhe “shembull frymëzues”, duke theksuar se në një kohë kur lajmet e këqija dominojnë, histori të tilla rikthejnë besimin te njerëzimi.
Ky gjest i tij tregon edhe një herë se përtej uniformës së policit, fshihet një zemër e madhe dhe një shpirt i gatshëm për të ndihmuar këdo në nevojë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
