LAJME / E Hënë 29 Qershor 2026, 22:10

Zbulohet avokati i ri i Ilir Metës

Ilir Meta ka bërë ndryshime në ekipin e tij të mbrojtjes ligjore, duke larguar nga përfaqësimi avokatin Kujtim Cakrani, ndërsa ende nuk ka bërë publik emrin e avokatit që do ta zëvendësojë në proceset gjyqësore.

Sipas burimeve pranë paraburgimit 313, ditët e fundit Meta është vizituar nga avokati Bujar Musta, i cili është paraqitur disa herë në ambientet e paraburgimit për takime me të.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se avokati Musta ka paraqitur edhe një prokurë përfaqësimi në emër të Metës, por ende nuk është e qartë nëse ai do të jetë pjesë e mbrojtjes në gjykimin e themelit apo do të përfaqësojë ish-presidentin në procese të tjera ligjore, përfshirë edhe në instanca ndërkombëtare.

Emërimi i mundshëm i tij pritet të sqarohet në seancën e radhës në GJKKO, e cila është caktuar më 9 korrik, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE