LAJME / E Premte 8 Maj 2026, 11:11

Zbardhen detaje të reja nga vr*sja në Sarandë, Rexhep Ismaili nuk ishte shënjestër e atentatit

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me vrasjen e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili mbrëmjen e së enjtes në Sarandë.

Një grup prej 5-6 të rinjsh ka shkuar në orën 21.28 në lokalin e Rexhep Ismailit, i cili ndodhet pranë karburantit të tij. Personat që shkuan aty, kishin konflikt me një banor të fshatit Gjashtë, për çështje pronësie.

Në momentin qe grupi i personave ka shkuar në vendngjarje, personi me të cilin kishin konflikt ndodhej në një tavolinë në

verandën e lokalit me 66-vjecarin Ismaili dhe 4 persona të tjerë. Menjëherë ka nisur një debat verbal dhe më pas fizik me

sende të forta mes palëve. Autorët dyshohet se nuk kishin qëllim konfliktin me Rexhep Ismailin.Pasi janë goditur me sende të

forta, Ismaili është futur brenda lokalit dhe ka dalë me një armë zjarri tip “Kallashnikov” duke hapur zjarr disa herë ndaj grupit

 

të të rinjve. Nga ana e grupit tjetër, ka pasur kundërpërgjigje me pistoletë, duke e qëlluar një herë me plumb në kokë Ismailin, i cili ka mbetur i vdekur në vend, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE