LAJME / E Mërkurë 23 Shtator 2026, 19:07

“Do përfundojmë keq, shpirt “, dalin MESAZHET “intime” mes Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit, SPAK gjeti diçka të paimagjinueshme në shtëpi: DO ia hedhim, ne do

Ish-drejtuesja e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni dhe biznesmeni kontravers Ergys Agasi, rezulton se kanë pasur komunikime të vazhdueshme edhe përtej punës dhe diç rezulton nga mesazhet e zbardhura, përmbajtja e tyre konfirmon këtë fakt.

“Zemër, thjesht duhet të koncentrohemi te halli jot. Të gjithë ne. Do përfundojmë keq, shpirt”, ishte një nga mesazhet që Vlora Hyseni i shkruante Ergys Agasit. Gjatë kësaj kohe, mendohet se biznesmeni ka qenë në kërkim.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se mes ish-drejtueses tashmë të shkarkuar të SHISH dhe Ergys Agasit, ka pasur komunikim deri pak para arrestimit të biznesmenit në zonën e Plepave në Durrës.

“Na kanë bërë shumë gjëra o shpirt…do ia hedhim…problemi është koha”, i ka shkruar Vlora Hyseni biznesmenit.

Gjithashtu, bëhet me dije se SPAK ka gjetur në makinën e Ergys Agasit, 9 faqe ëord me diagrame (dokumente sekrete) të SHISH, gjatë kontrolleve që u ushtruan në “Equos Resort” më datë 22 korrik. Biznesmeni mësohet se në seancë e ka pranuar se dokumentet i përkisnin atij dhe se i kishte lënë me qëllim që t’i gjente SPAK aty.

Ndryshe nga pretendimet e Vlora Hysenit se komunikimet me Ergys Agasin kanë qenë në cilësinë e bashkëpunëtorit, SPAK thotë se komunikimi i tyre ishte i përditshëm, i tejzgjatur në kohë, telefonata me videocall dhe dërgim fotosh e videosh, konfirmojnë burime ekskluzive për Report Tv.

Nga 28 qershori deri më 26 gusht, kur u arrestua Agasi, ka pasur më shumë se 100 telefonata mes tyre dhe qindra mesazhe, për të cilat Prokuroria e Posaçme thotë se nuk kanë qenë në cilësinë e bashkëpunëtorit.