LAJME / E Hënë 15 Dhjetor 2025, 18:06

Zbardhen detaje nga ngjarja në Llogara/ Personi u gjet i dj*gur në sediljen e shoferit

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e regjistruar këtë të hënë, ku një person u dogj brenda një makine të përfshirë nga flakët në vendin e quajtur “Qafa e Llogarasë”.

Bëhet me dije se personi, ende i paidentifikuar ka qënë në sediljen e shoferit, por ende nuk dihet nëse ka pasur persona të tjerë me të në mjet.

Makina është shkrumbuar thuajse totalisht, madje i janë djegur edhe targat.

Paraprakisht, dyshohet se personi ka mbyllur dyert e mjetit dhe i ka vendosur vetë flakën makinës për t`i dhënë fund jetës, megjithatë pistat e hetimit pritet të konfirmohen në vijim.

“Rreth orës 14:35, pas një njoftimi të marrë në sallën operative të DVP Vlorë, shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendit të quajtur “Qafa e Llogarasë”, ku kanë konstatuar një automjet duke u djegur. Brenda automjetit dyshohet se si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën dhe është djegur një shtetas ende i paidentifikuar, në sediljen e drejtuesit të mjetit”,– thuhet në njoftimin e Policis, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE