
Pas ngjarjes tragjike të 6 tetorit 2025, ku Elvis Shkambi qëlloi gjyqtarin Astrit Kalaja në sallën e gjyqit për një mosmarrëveshje pronësie, avokatja Eni Çobani zbardhi historinë e konfliktit familjar që daton që nga viti 1992.
Sipas Çobanit, stërgjyshi i Elvisit, Binak Shkambi Pjetraj, kishte fituar pronësinë mbi Shkollën e Rezervave në Shkodër në vitin 1994 me vendim ligjor të Gjykatës së Shkallës së Parë. Megjithatë, gjatë dekadave, vendimet gjyqësore nuk janë zbatuar, dhe banorët që jetonin aty nuk janë larguar nga godina, duke krijuar një konflikt të gjatë.
Në vitin 2012, Gjon Shkambi, djali i xhaxhait, bleu zyrtarisht godinën me 160 milionë lekë të vjetra, por banorët e mëparshëm nuk janë larguar. Çobani theksoi se vendimet ligjore ishin gjithmonë në favor të familjes Shkambi, por mungesa e ekzekutimit praktik çoi në tension të vazhdueshëm.
Sipas avokates, dokumentat e pronës janë zhdukur ose djegur, dhe kjo ka komplikur më tej situatën. Ajo nënvizoi se kjo histori 33-vjeçare dhe mungesa e zbatimit të ligjit për pronën ishin faktorët që çuan në aktin kriminal ndaj gjyqtarit Kalaja.
Çobani kërkoi reagim nga Bashkia e Shkodrës për të sqaruar statusin e qirasë dhe zbatimin e vendimeve të gjykatës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
