
Një tërmet me magnitudë 3.1 është regjistruar mëngjesin e sotëm në juglindje të Shqipërisë. Sipas të dhënave sizmologjike, lëkundjet janë regjistruar në orën 09:36:50, me epiqendër në koordinatat 40.560; 20.800.
Tërmeti ka pasur një thellësi prej rreth 5 kilometrash, ndërsa epiqendra ka qenë rreth 7 kilometra në jug-juglindje të Korçës dhe rreth 86 kilometra në jug-juglindje të Elbasanit.
Deri në këto momente nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar nga lëkundjet.
Magnituda 3.1 konsiderohet një tërmet i lehtë, por për shkak të thellësisë së vogël mund të jetë ndier nga banorët në zonën përreth Korçës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
