
Emisioni “Në Shënjestër” solli këtë të martë në vëmendje disa nga ngjarjet më tronditëse që kanë goditur sistemin e drejtësisë shqiptare, ku gjyqtarë të njohur si Skerdilajd Konomi dhe Kleanthi Koçi u përballën me fund tragjik për shkak të çështjeve të pronave.
Kleanthi Koçi ishte një nga figurat më të njohura të jurisprudencës shqiptare. I lindur në vitin 1939 në Gjirokastër, ai u diplomua me rezultate të shkëlqyera në Fakultetin e Juridikut në Tiranë në moshën vetëm 22-vjeçare. Karrierën e nisi si gjyqtar në Shkodër, Gjirokastër, Përmet dhe Tepelenë.
Nga viti 1968 deri në vitin 1990 ai ishte anëtar i Gjykatës së Lartë dhe me ardhjen e zhvillimeve demokratike u vendos në krye të saj. Në vitin 1992 ai u zgjodh Kryetar i Dhomës së Avokatëve të Shqipërisë, një detyrë që e ushtroi deri më 21 shkurt 1999.
Por pikërisht atë ditë, ndërsa po kalonte në Sheshin “Skënderbej” për t’u kthyer në banesën e tij, pranë ndërtesës së njohur si “15 Katëshi”, ai u qëllua me armë zjarri nga dy persona ende të paidentifikuar edhe sot. Tre plumba e lanë rëndë të plagosur, duke hapur një nga misteret më të errëta të drejtësisë shqiptare — një atentat që deri më sot mbetet i pasqaruar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
