LAJME / E Enjte 6 Nëntor 2025, 15:03

Vr*sja me a*më zjarri e dy vëllezërve, autori është dhëndri i familjes! Shkoi në shtëpi për të marrë gruan dhe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku janë vrarë me armë zjarri dy vëllezër. Mediat në Kosovë raportojnë se autori është dhëndri i familjes, shtetasi Astrit Isufi.

I dyshuari, siç ka thënë Policia, është nga një fshat i Drenasit dhe eshte shpallur ne kerkim.

Në raportin e Policisë thuhet se dy vëllezërit rreth orës 11:30 u dërguan në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kijevë, ku më pas mjekët konstatuan vdekjen e tyre.

Viktimat jane të moshave rreth 32 dhe 45 vjeç, të cilët janë qëlluar me armë zjarri para shtëpisë së tyre.

Ngjarja dyshohet se ka pasur motiv familjar, i cili kishte filluar më herët mes palëve.

I dyshuari, sipas hetimeve paraprake, ka shkuar në shtëpinë e viktimave për të marrë gruan e tij. Pasi është larguar disa metra, ai është kthyer përsëri dhe ka hapur zjarr ndaj dy vëllezërve që ndodheshin para derës së shtëpisë.

Të dy kanë ndërruar jetë si pasojë e të shtënave, njëri në vendin e ngjarjes e tjetri rrugës per ne spital.

Dyshohet se edhe vëllai i të dyshuarit kishte pasur konflikte të mëparshme me viktimat, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE