
Zbulohet fotoja e Kristjan Sterjos, autorit të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit Johan Zuko në Korçë. Sterjo vijon të jetë në kërkim, ndërsa Policia ka intensifikuar kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Mësohet se pak minuta më parë, forca të shumta policie, së bashku me efektivë të RENEA-s, kanë shkuar pranë banesës së autorit të dyshuar në kuadër të operacionit për kapjen e tij.
Megjithatë, kontrollet në banesë nuk kanë rezultuar me gjetjen e Sterjos, pasi ai nuk ndodhej aty në momentin e ndërhyrjes. Forcat e Policisë dhe RENEA-s vijojnë kontrollet në zonë, ndërsa janë ngritur edhe postblloqe në disa pika për të parandaluar largimin e autorit të dyshuar.
Sipas të dhënave të hetimit, Sterjo dhe viktima kanë qenë shokë dhe janë rritur bashkë. Mes tyre ka pasur një konflikt, i cili më pas ka përshkallëzuar në vrasjen e 20-vjeçarit.
Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Po sekuestrohen dhe analizohen edhe pamjet e kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi krimi dhe përgjatë rrugëve që dyshohet se ka ndjekur autori pas vrasjes. Operacioni për kapjen e Kristjan Sterjos vijon, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
