
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e së dielës në lagjen Kolonia në Gjakovë, ku një i ri humbi jetën pas një konflikti të përgjakshëm mes dy grupeve familjare.
Sipas informacioneve të Sinjalit, në ngjarje janë përfshirë Ilir Sofra, Floreta Hadri, L.K., Sehar Gashi, Senad Gashi dhe Egzon Gashi.
Rasti është raportuar rreth orës 21:30 në rrugën “Ali Ibra”, pasi Policia e Kosovës kishte pranuar informacion për një rrahje në progres. Njësitë policore kanë reaguar menjëherë dhe, pas daljes në vendin e ngjarjes, kanë konstatuar se dy grupe familjare ishin përfshirë në një përleshje fizike.
Bazuar në të dhënat fillestare të hetimit, dyshohet se gjatë konfliktit Ilir Sofra ka përdorur një mjet të mprehtë, me të cilin ka goditur viktimën B.G., i lindur në vitin 2008.
Si pasojë e plagëve të marra, i riu nuk ka arritur t’u mbijetojë lëndimeve dhe ka humbur jetën.
Sipas raportit policor, një person tjetër i përfshirë në rast, si dhe vetë Ilir Sofra, kanë pësuar lëndime trupore dhe aktualisht janë duke marrë trajtim mjekësor.
Mjeti i mprehtë që dyshohet se është përdorur gjatë ngjarjes ende nuk është gjetur nga organet e rendit.
Me urdhër të prokurorit për krime të rënda, rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
