
Policia vijon hetimet për të zbuluar detaje të reja rreth vrasjes së 78-vjeçarit në Korçë, Gezim Vija, trupi i të cilit u gjet i pajetë në banesën e tij një ditë më parë.
Komshiu i viktimës, Simon Muço, është shprehur se Gëzimi nuk kishte konflikte me asnjë dhe gjithashtu shtoi se edhe me djemtë e tij shkonte shumë mirë.
“Gëzimi ishte shumë njeri i mirë, ishte i nderuar, i respektuar me të gjithë njerëzit, as në qafë nuk të binte asgjë. Unë banoj jashtë shtetit, kur erdha këtu më thanë për Gëzimin. Ne u çuditëm…
Kur ikte, na respektonte; me fëmijë, gra, burra ishte shumë i respektuar. Nuk e di si ndodhi kjo, nuk ka pasur konflikte me asnjë; dyer, makina hapur i linim, është lagje e qetë.
Ishte më i miri nga e gjithë lagja. Unë jetoj jashtë, pardje kam ardhur; kur e mora vesh, nuk më erdhi mirë.
Konflikte me asnjërin s’ka pasur; me djemtë shkonte shumë mirë. Këtij i kishin prerë edhe një dritë.
Ishte pensionist, ndërsa i biri vinte punonte këtu si mekanik; vinte çdo darkë, punonte me lavatriçe dhe frigoriferë”, thotë fqinji, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
