LAJME / E Hënë 25 Dhjetor 2023, 08:08

“Vranësira dhe...”, sinoptikani Hakil Osmani zbulon si do të jetë moti gjatë festave të fundvitit, çfarë do të ndodhë me temperaturat

Moti në javën e fundit të dhjetorit parashikohet të jetë i qëndrueshëm dhe me temperatura relativisht të larta.


Meteorologu i Meteolalb, Hakil Osmani tha në një emisionin televiziv se gjatë kësaj jave në pjesën më të madhe të vendit do ketë mot të qëndrueshme dhe kthjellime me reshje të izoluara në veri dhe verilindje.


Tirana nuk ka sinjale për reshje bore, pasi gjatë kësaj jave parashikohet të ketë temperatura të larta deri në 17 gradë celsius, ndërkohë që edhe vlerat minimale do të jenë vlerat pozitive, nga 8-12 gradë në ultësirën perëndimore.