LAJME / E Martë 22 Shtator 2026, 01:01

Lajmerohet Hashim Thaçi nga haga, vjen me nje selam per keta njerez ne Kosove

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka ndarë një mesazh prekës pas vizitës së tij të radhës në Hagë, ku është takuar me ish-presidentit Hashim Thaçi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tahiri ka bërë të ditur se ky udhëtim dallonte nga të tjerët gjatë këtyre gjashtë vjetëve, sidomos pas vendimit të fundit që ai e konsideron të padrejtë.

Ai theksoi se ish-presidenti Thaçi po e përballon këtë sfidë me qetësi dhe besim të plotë se shkalla e dytë e gjyqësorit do ta korrigjojë vendimin.

Ky është një tjetër rrugëtim drejt Hagës, pas kaq shumë udhëtimesh gjatë këtyre gjashtë viteve. Por kësaj here ishte ndryshe.

U mërzita shumë kur e takova Presidentin pas vendimit të padrejtë. E megjithatë, ai ishte i qetë, i fortë dhe i sigurt.

Me besimin se drejtësia do të triumfojë dhe se Apeli do ta korrigjojë këtë padrejtësi.

Ai ju dërgon selam nga zemra, secilit prej jush që jeni në sheshin e Prishtinës dhe që u bëtë zëri i fuqishëm kundër padrejtësisë.…