LAJME / E Diel 3 Maj 2026, 15:03

Vodhën 9 banesa në Tiranë, në pranga 2 persona, po lëviznin me një motor të vjedhur (Video)

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 2 persona të dyshuar si autorë të 9 vjedhjeve të banesave gjatë muajve të fundit në Tiranë.

Në kuadër të operacionin policor të koduar “Gracka”, si rezultat i të cilit u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit: I. G., 34 vjeç dhe A. M., 39 vjeç, të dënuar më parë për vjedhje me dhunë dhe krime kundër personit.

Këta shtetas u kapën në rrugën “Panorama e Liqenit” duke udhëtuar me një motomjet të dyshuar të vjedhur.

Nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të këtij operacioni, ka rezultuar se këta shtetas kanë vjedhur shumë parash, sende me vlerë, pajisje elektronike dhe sende të tjera të ndryshe, në 9 banesa, të kryera gjatë muajve të fundit.

<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F958860250300296%2F&show_text=0&width=560" width="560" height="315" style="border:none;overflow:hidden" scrolling="no" frameborder="0" allowfullscreen="true" allow="autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share" allowFullScreen="true"></iframe>

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE