
Një pamje që të prek në shpirt: nëna e mban fort pranë vetes Fatlumin, ndërsa përballë tyre nderohet kujtimi i kryefamiljarit, babait dhe heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku.
Dhimbja, krenaria dhe mungesa bashkohen në një moment të vetëm, teksa familja e tij përjeton sërish peshën e sakrificës së njeriut që humbi jetën në ngjarjet e Banjskës.
Një emër që për familjen mbetet plagë e pashuar, ndërsa për shumë qytetarë simbol i sakrificës dhe detyrës.
