
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në lagjen Arbana të Prizrenit ku një 245-vjeçar ka humbur jetën gjatë orarit të punës.
Sipas policisë vendase mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur, gjatë procesit të betonimit kur i riu i identifikuar si Valmir Morina është goditur nga një pjesë e vinçit, çka i ka shkaktuar tij plagë të mëdha nga të cilat gjeti vdekjen e menjëhershme.
“Sipas informatave fillestare të siguruara nga dëshmitarët, dyshohet se viktima, derisa ishte duke punuar në një objekt ndërtimi, gjatë procesit të betonimit është goditur nga një pjesë e pajisjes së punës, me ç’rast ka pësuar lëndime fatale dhe ka humbur jetën në vendin e ngjarjes’’ njoftoi sot Shaqir Bytyqi, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit.
Ndërsa mësohet se Valmiri ishte djali i vetëm i familjes, madje shtylla kryesore e shtëpisë që pas ditës që humbi babanë.
Ndarja nga jeta në lule të rinisë ka lënë pas një plagë të pashërueshme për nënën e tij e cila mbeti e vetme në këtë jetë si dhe për gjithë komunitetin e Drenocit të Malishevës, nga e cila kishte prejardhjen.
Newsbomb.al i shpreh ngushëllime familjes Morina për humbjen tragjike të djalit të tyre, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
