
Një ngjarje e rëndë raportohet në Patos.
Një person është gjetur pa shenja jete në oborrin e banesës ku jetonte.
Deri më tani nuk ka informacion zyrtar për shkaqet që kanë çuar në vdekjen e tij.
Forcat e Policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur procedurat hetimore.
Detaje të reja priten në minutat në vijim.
