LAJME / E Hënë 14 Shtator 2026, 08:08

Plagosje në Fier, shpallet në kërkim daja i deputetes Zegjine Çaushi

Një plagosje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec. 

Autor është daja i deputetes Zegjine Çaushi i cili ka shkuar në shtëpinë e ish-bashkëjetueses dhe pas një konflikti me babain e saj, dyshohet se e ka goditur me çekiç.

I plagosuri Enver G., ka mbetur në oborrin e banesës, ndërsa autori është larguar nga vendngjarja.

Familjarët kanë njoftuar menjëherë ambulancën dhe Policinë. I plagosuri në këmbë është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po merr ndihmën mjekësore. Sipas informacionit paraprak nga bluzat e bardha, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia ka nisur kërkimet për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, citon Pamfleti

Vijon..