LAJME / E Enjte 26 Shkurt 2026, 17:05

Video-skandali në zyrën e Bashkisë/ Safet Gjici kërkon…

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, i është drejtuar Gjykata Kushtetuese duke kundërshtuar vendimin e Apelit të Posaçëm të 24 qershorit 2024 dhe duke kërkuar shpalljen e tij të pafajshëm për “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv”.

Ai u dënua në shkallë të dytë me 4 vite e 6 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi iu ul në 3 vite.

Çështja lidhet me skandalin seksual të ndodhur në ambientet e Bashkisë, ku u përfshi edhe Alma Kaçi, e cila u dënua me 1 vit e 6 muaj për “korrupsion aktiv”.

Në maj 2025, pas 23 muajsh në qeli, Gjici u lirua për arsye shëndetësore dhe aktualisht po vuan pjesën e mbetur të dënimit në “arrest në shtëpi”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE