LAJME / E Diel 1 Shkurt 2026, 14:02

VIDEO/ Shembja në aksin Librazhd-Prrenjas bllokon ambulancën e nisur drejt spitalit! Pacientja kalohet përmes ...

Qarkullimi i automjeteve në aksin Librazhd-Qafë Thanë mbetet i bllokuar pas rrëshqitjes së një masivi dheu dhe gurësh në vendin e quajtur Dragostunjë.

Shembja zuri të gjithë gjerësinë e rrugës dhe bëri të pamundur kalimin e mjeteve, ndërsa trafiku është kilometrik në të dy anët.

Situata ka shkaktuar probleme të tjera pasi një ambulancë që transportonte një grua me këmbë të thyer u bllokua nga shembja.

Gruaja po dërgohej drejt Spitalit të Elbasanit, ndërsa stafi mjekësor ka ndëhyrë duke e nxjerrë me barrelë nga ambulanca dhe duke e kaluar në anën tjetër të rrugës përmes lumit pranë aksit, për të vazhduar transportin dhe për t’i dhënë ndihmën e nevojshme, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE