
55 punonjës të Kadastrës së Vlorës, vijojnë të qëndrojnë brenda godinës së institucionit, pavarësisht urdhërit të dhënë për mbylljen e kësaj zyre, dhe transferimin e shërbimeve në Kadastrën e Tiranës.
Këtë të martë, një pjesë e punonjësve kanë pritur mes lotësh nëndrejtorin Sokol Shehaj, i cili u pezullua një ditë më parë nga detyra, vetëm se doli në krahun e tyre.
Vetë Shehaj, me banim në Tiranë, e kishte komod transferimin në kryeqytet, megjithatë ai iu ka dalë në mbrojtje 55 punonjësve, që janë përballur me faktin se nëse duan të mbajnë vendin e punës do të duhet të transferohen.
Punonjësit e Kadastrës së Vlorës kanë kërkuar mbështetje nga përfaqësuesit ligjorë, si deputete ashtu dhe drejtuesi politik.
Vendimi për transferimin e Kadastrës së Vlorës është firmosur më 23 janar nga drejtoresha e përgjithshme e Kadastrës, Lorena Goxhobelli, ndërsa procesi i transferimit duhet të përfundojë brenda fundit të këtij muaji.
Në Vlorë kishte mbetur vetëm një pjesë e strukturave, pasi transferimi ka nisur prej vitit të kaluar, përfshirë drejtorin dhe 25 punonjës të cilët prej muajsh po punojnë në drejtorinë e përgjithshme.
Siç mësohet bëhet fjalë vetëm për 55 punonjës që janë në Vlorë dhe do të duhet të lëvizin në kryeqytet, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
