LAJME / E Hënë 2 Mars 2026, 01:01

VIDEO/ Irani godet fuqishëm Izraelin, ka viktima, shkatërrohet qyteti i njohur

Një sulm me raketë balistike nga Iran ka goditur drejtpërdrejt një pallat banimi pranë Jeruzalemit, duke lënë të paktën 9 persona të vrarë dhe rreth 30 të plagosur, sipas autoriteteve izraelite.

Sipas raportimeve në mediat e huaja, raketa ka rënë në qytetin Beit Shemesh, duke shkaktuar shembje të pjesshme të godinës dhe dëme të mëdha strukturore. Shërbimi i emergjencës Magen David Adom konfirmoi viktimat dhe të plagosurit, ndërsa policia izraelite deklaroi se ndërtesa pësoi “dëmtime të rënda dhe kolaps” pas goditjes direkte.

Nga videoja e publikuar, shihet momenti i impaktit: një shpërthim i fuqishëm ndriçon zonën e banuar, i ndjekur nga flakë dhe re të dendura tymi që ngrihen mbi ndërtesa. Sipas IDF, shumica e raketave iraniane janë interceptuar nga sistemet e mbrojtjes ajrore, por ushtria ka paralajmëruar se asnjë sistem nuk garanton ndalim 100% të çdo rakete.

Ky është incidenti më vdekjeprurës në Izrael që nga nisja e kundërpërgjigjes iraniane me raketa balistike, pas valës së sulmeve të përbashkëta SHBA–Izrael ndaj objektivave iraniane.

Ndërkohë, operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë në zonën e goditur, ndërsa tensionet në rajon po përshkallëzohen me ritme të shpejta, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE