LAJME / E Diel 26 Korrik 2026, 00:12

Të shtëna me armë zjarri në Laç të Shqipërisë, plagoset 22-vjeçari

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur në fshatin Gjormë të Laçit, në Shqipëri.

Sipas informacioneve paraprake nga mediat shqitpare, viktima e këtij incidenti është një 22-vjeçar, i cili pas plagosjes është transportuar për trajtim mjekësor në Spitalin e Traumës në Tiranë, transmeton Periskopi.

Sipas raportimeve viktima ka marrë një plumb në pjesën e kofshës, aktualisht, gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë stabile dhe ai po vazhdon të marrë trajtim nga stafi mjekësor.

Ngjarja ka vënë në lëvizje Policinë e Shqipërisë, e cila ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Hetuesit po punojnë për të identifikuar autorin ose autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura motivet që çuan në përdorimin e armës së zjarrit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE