
Të paktën **35 persona kanë humbur jetën**, ndërsa rreth **30 të tjerë janë lënduar** pas një aksidenti të rëndë rrugor në Siri, ku janë përplasur dy autobusë.
Sipas Ministrisë siriane të Shëndetësisë, aksidenti ka ndodhur në rrugën që lidh **Deir ez-Zor me Damaskun**. Bilanci tragjik i viktimave është konfirmuar nga një përfaqësues i ministrisë, ndërsa informacioni është publikuar nga agjencia shtetërore e lajmeve **SANA**.
Ministria e Brendshme e Sirisë bëri të ditur se në aksident janë përfshirë një autobus që transportonte pjesëtarë të forcave të sigurisë së brendshme dhe një autobus civil pasagjerësh.
Shërbimet kompetente kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat që çuan në këtë aksident të rëndë.
Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe, ndërsa autoritetet po punojnë për identifikimin e viktimave dhe trajtimin e të plagosurve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
