LAJME / E Premte 20 Shkurt 2026, 21:09

VIDEO E RENDE / Protestuesit, “zjarr” pa pushim ndaj policise

Protestuesit e PD kanë vijuar përplasjen e tyre me forcat e policisë në Rrugën e Elbasanit, teksa gjatë këtyre momenteve kanë hedhur fishekzjarrë drejt tyre.

Forcat e policisë mbeten të vendosura në kryqëzimin kryesor, duke hedhur gaz lotsjellës dhe ujë me presion.

Sakaq, ende nuk dihet sa do të vijojë qëndresa e protestuesve, një pjesë e të cilëve ndodhen edhe pranë selisë së PD.

Sërish përplasje në protestën e opozitës. Protestuesit kanë vënë në shënjestër autoblindat e policisë, ndërkohë që një prej mjeteve është përfshirë nga flakët.

Pamjet vijnë nga Rruga e Elbasanit, pranë xhamisë së Namazgjasë.

Episodet e tilla janë regjistruar disa herë, ndërkohë që në një moment molotovi u hodh shumë pranë operatorëve dhe fotografëve, duke i rrezikuar dhe jetën, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE