
Një zjarr i vogël në një avion të kompanisë “Turkish Airlines” pasi u ul në aeroportin e Kathmandu.
Autoritetet u detyruan të mbyllnin përkohësisht aeroportin për rreth një orë deri në vënien nën kontroll të flakëve.Sipas aviacionit civil të Nepal, zjarri shpërtheu në marshin e uljes së pasëm të djathtë të avionit tip Airbus A330-300, i cili kishte fluturuar nga Istanbul drejt Katmandusë.
Zëdhënësi i Autoritetit të Aviacionit Civil të Nepalit, Gyanendra Bhull, deklaroi se të gjithë 277 pasagjerët dhe 11 anëtarët e ekuipazhit u evakuuan në mënyrë të sigurt dhe nuk raportohet për të lënduar.
Ekipet e emergjencës ndërhynë menjëherë për të shuar zjarrin, ndërsa aeroporti rifilloi operimet normale pas përfundimit të procedurave të sigurisë.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e incidentit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
