
Juventusi mposhti me rezultatin 3 me 0 Napolin, në supersfidën e javës në Serinë A.
Mes lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Spaletti për ndeshjen kundër skuadrës së Kontes, ishte dhe një risi nga skuadra Primavera e drejtuar nga Simone Padoin. Bëhet fjalë për talentin shqiptar, Raffaele Huli. I lindur në vitin 2008, portieri i ri është thirrur për herë të parë nga trajneri toskan dhe u ul në stol në vend të Carlo Pinsoglio, i cili pak ditë më parë festoi lindjen e djalit të tij të dytë, Noah dhe sot mungoi për shkak të gripit.
Vetëm 17-vjeç, Huli ka qenë protagonist si në kampionat ashtu edhe në Youth League, duke zhvilluar disa paraqitje të rëndësishme; e fundit pikërisht në kampionat, në Derbin e Italisë kundër Interit. Deri më tani, portieri shqiptar ka luajtur gjithsej 21 ndeshje, duke e mbajtur portën të paprekur në gjashtë raste.
E ardhmja e tij pritet të jetë e ndritur. Talenti shqiptar gjithashtu numëron 4 ndeshje me Kombëtaren U19 të Shqipërisë si dhe 10 me Kombëtaren U17, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
