LAJME / E Mërkurë 29 Prill 2026, 17:05

Vajza 5-vjeçare dërgohet me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, Policia jep detajet e ngjarjes

Një vajzë e mitur është dërguar për mjekim me urgjencë në spitalin e Pogradecit ditën e djeshme dhe më pas u nis për ndërhyrje më të specializuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Ishin familjarët e saj që kërkuan ndihmën e bluzave të bardha, kurse Policia vendore nisi hetimet për dinamikën dhe shkaqet.

Paraprakisht, bazuar edhe në dëshminë e prindërve, dyshohet se bëhet fjalë për një ngjarje aksidentale, pasi 5-vjeçarja është rrëzuar teksa ishte duke luajtur në karrige.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi më datë 28.04.2026, në spitalin e Pogradecit, është dërguar nga familjarët, për mjekim, një 5-vjeçare, banuese në Pogradec.

Sipas deklarimeve të familjarëve, vajza është rrëzuar aksidentalisht nga një karrige, në banesë”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Uniformat blu sqaruan se “pas ndihmës mjekësore në spitalin e Pogradecit, ajo u dërgua për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE