
Publikimi në sociale i një videoje që shfaq dhunën ndaj një 17-vjeçareje në Fier ka rikthyer ngjarjen në qendër të vëmendjes publike, edhe pse episodi kishte ndodhur rreth një muaj më parë.
Pas reagimeve të shumta, Drejtoria Vendore e Policisë Fier publikoi një deklaratë zyrtare, ku bëri të ditur se rasti ishte denoncuar menjëherë pas ngjarjes dhe se veprimet procedurale ishin kryer në bashkëpunim me Prokurorinë.
Sipas Policisë, më 8 qershor 2026, 17-vjeçarja, e shoqëruar nga nëna e saj, u paraqit në Komisariatin e Policisë Fier, ku kallëzoi se ishte dhunuar dhe filmuar në banesën e një 19-vjeçareje nga kjo e fundit dhe dy të mitura 15-vjeçare.
Autoritetet bëjnë me dije se, pas kallëzimit, vajzat e përfshira u shoqëruan në komisariat dhe u kryen veprimet procedurale. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë më 9 qershor për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, ndërsa hetimet vijojnë.
Policia njoftoi gjithashtu se më 28 qershor njëra prej 15-vjeçareve të përfshira në këtë procedim u arrestua për një çështje tjetër, pas një kallëzimi të bërë nga nëna e saj për dhunë në familje. Sipas autoriteteve, më pas ajo u dërgua për trajtim në një institucion të specializuar të shëndetit mendor në Tiranë.
Ndërkohë, në një prononcim për Top Channel, gjyshi i 17-vjeçares tha se kishte mësuar për ngjarjen vetëm pasi pamjet u transmetuan në televizizion, duke u shprehur i tronditur nga ajo që kishte ndodhur.
Edhe një fqinje e familjes deklaroi për të njëjtin televizion se vajza ishte ftuar nga bashkëmoshataret me pretekstin e një sqarimi dhe se më vonë u kishte treguar prindërve për ngjarjen, çka çoi në denoncimin në polici. Sipas saj, 17-vjeçarja ka kaluar vështirësi të mëdha psikologjike pas incidentit.
Publikimi i videos disa javë pas ngjarjes ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik, ndërsa çështja mbetet nën hetim nga Prokuroria, e cila pritet të sqarojë plotësisht rrethanat dhe përgjegjësitë ligjore të rastit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
