
Një stërvitje ushtarake e pazakontë u zhvillua gjatë orëve të mëngjesit nga ushtria e Serbisë pranë vijës kufitare me Kosovën, duke shkaktuar shqetësim tek banorët e zonës në brendësi të Kosovës, raporton KosovaPress.
Gjatë stërvitjes, një helikopter lëshoi rreth 6 parashutistë në zonën e Breznicës, ndërsa helikopteri tjetër ka vazhduar drejt Muhovcit dhe Karaqevës, ku janë lëshuar parashutistë të tjerë.
Sipas burimeve nga policia kufitare e Kosovës, dy helikopterë kanë qarkulluar në këtë hapësirë, duke bërë disa xhiro përgjatë kufirit, ndërsa një banor tha se helikopterët kanë hyrë edhe në territorin e Kosovës.
Policët thanë se një aktivitet i tillë pranë kufirit është i jo i zakonshëm dhe nuk është zhvilluar më parë.

Banorët shprehën shqetësim për zhurmat e helikopterëve dhe lëvizjet në ajër, duke krijuar pasiguri dhe frikë tek ata, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
